Dy kosovarë sulmohen fizikisht nga persona të panjohur në Mitrovicë të Veriut

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:22
Dy kosovarë sulmohen fizikisht nga persona të panjohur në Mitrovicë të Veriut

Në pjesën Veriore të Mitrovicës  saktësisht në lagjen ‘Lola Robar’, dy meshkuj kosovarë pak pas mesnatës të 19 shtatorit janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Viktimat kanë pranuar edhe tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetime për këtë rast.

Të dyshuar, mësohet se ende nuk ka.

(Kosova Sot Online)