Gjendja shqetësuese në botë: Duhet të jeni gati për ‘stuhinë’ e covid-19 dhe gripit sezonal

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 08:51
Gjendja shqetësuese në botë: Duhet të jeni gati për ‘stuhinë’ e covid-19 dhe gripit sezonal

Është e vështirë dhe në shumë raste e papërballueshme që në mesin e shumë njerëzve do të dominojë covid-19 dhe gripi sezonal.

Meqenëse, simptomat janë shumë të ngjashme, mjekët apelojnë tek njerëzit që vaksinat të cilat janë në dispozicion kundër gripit (si për fëmijë e ashtu për të rriturit) t’i marrin, në mënyrë që kjo situatë të lehtësohet sado pak shkruan BusinessInsider.

Përafërsisht 30% e pacientëve të diagnostifikuar me covid-19 kanë simptoma të zgjatura dhe për këtë arsyje shumë njerëz kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Në lidhje më këtë, New York-u, qatë muajve mars-prill përjetoi një rënie të normave të imunizimit tek fëmijët në 91%.

Në anën tjetër, gjatë sezonit të gripit 2018-2019, sipas CDC-së, gripi shkaktoi rreth 43 milion sëmundje dhe 650,000 pacientë ishin të hospitalizuar.

(Kosova Sot Online)