Lexoni edhe:
Modeli kroat i ndjekjes së kokave të krimit, metoda më adekuate për vendet që pretendojnë anëtarësimin në BE
Shkruan: Ragip Guraziu
“Ky indeks i publikuar nga USAID-i është dëshmi besnike që zbulon se si dështoi përsëri Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, që të merr vlerësim pozitiv të performancës e menaxhimit, sepse USAID-i nuk ka asnjë prapavijë të qëllimshme, është organizate me besueshmëri dhe kredibilitet të pa diskutueshëm ndërkombëtar. USAID-i ka publikuar Indeksin e fundit të konkurrueshmërisë për komunat e Kosovës në të cilin nuk është përfshirë me vlerësim pozitiv komuna e Prishtinës e cila mbetet në distancë të madhe nga dhjetëshja e parë. Komuna me performancën më të mirë për të tretin vit radhazi ka dal të jetë ajo e Lipjanit në fqinjësi të Prishtinës, edhe pse është komunë më e vogël. Po ashtu është për tu theksuar se Komuna e Prishtinës ka dështuar me Qeverisjen e Shpend Ahmetit edhe në raport me komunat tjera në nivel të Kosovës. Komuna me performancën më të mirë se Prishtina ishte edhe ajo e Gjakovës, pastaj Vitia, Rahoveci dhe top 5-sëshen e mbyll, Juniku”.
Shpend Ahmeti për gjithë këto vite derisa po e udhëheqë me Prishtinën, e degradoi Prishtinë edhe si kryeqendër e Kosovës stërkeq deri në skajshmëri. Kështu vije një paralajmërim që na le të jemi të mendimit se mos vallë është publikimi i këtij indeksi nga ana e USAID-it një paralajmërim serioz për Shpend Ahmetin që të mos provon për të konkurruar edhe një mandat tjetër, pasi që kushdo qoftë nga partitë politike që mundë të sponsorizojnë kandidaturën e tij, qytetarët nuk do ja besojnë votën, për shkak të dështimit dhe degradimit të madh që ja ka shkaktuar Prishtinës në këto dy vjet mandat të qeverisjes së tij.
Ja pra, si thotë populli, mos e vetë se të tregon vetë. Ky indeks i publikuar nga USAID-i është dëshmi besnike që zbulon se si dështoi përsëri Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, që të merr vlerësim pozitiv të performancës e menaxhimit, sepse USAID-i nuk ka asnjë prapavijë të qëllimshme, është organizate me besueshmëri dhe kredibilitet të pa diskutueshëm ndërkombëtar. USAID-i ka publikuar Indeksin e fundit të konkurrueshmërisë për komunat e Kosovës në të cilin nuk është përfshirë me vlerësim pozitiv komuna e Prishtinës e cila mbetet në distancë të madhe nga dhjetëshja e parë. Komuna me performancën më të mirë për të tretin vit radhazi ka dal të jetë ajo e Lipjanit në fqinjësi të Prishtinës, edhe pse është komunë më e vogël. Po ashtu është për tu theksuar se Komuna e Prishtinës ka dështuar me Qeverisjen e Shpend Ahmetit edhe në raport me komunat tjera në nivel të Kosovës. Komuna me performancën më të mirë se Prishtina ishte edhe ajo e Gjakovës, pastaj Vitia, Rahoveci dhe top 5-sëshen e mbyll, Juniku. Madje Komuna e Prishtinës është radhitur në pozitën e 29, në pjesën e poshtme të tabelës të me ngjyrë të Kuqe që paraqet shenjë rreziku, e vlerësuar me notën mesatare 4.36. për dallim nga pozita e parë Lypjani që është vlerësuar me notën maksimale 9.56. Qytetarët duhet ta vlerësojnë dhe kuptojnë se publikimi i këtij indeksi është një paralajmërim serioz për ta që ta ndëshkojnë qeverisjen e dështuar të Shpend Ahmetit. Madje është edhe mesazh serioz për vetë për Shpend Ahmetin që të mos provon për të konkurruar edhe një mandat tjetër, pasi që kushdo qoftë nga partitë politike që mundë të sponsorizojnë kandidaturën e tij, qytetarët nuk do ja besojnë votën, për shkak të dështimit dhe degradimit të madh që ja ka shkaktuar Prishtinës në këto dy vjet mandat të qeverisjes së tij. Ne si qytetar të Prishtinës, duke parë qeverisjen për këto dy mandate, jemi të bindur se me ardhjen e Shpend Ahmetit në krye të kryeqendrës gjithçka morri kahe akoma më negative, degradoi deri në skajshmëri. E për Dallim nga Prishtina, Lipjani ka ecur përpara edhe pse është qytezë sikurse edhe komunat tjera. Mirëpo Shpendi me ekipet e tij la shumë dyshime se nuk ishte ai i përgatituri, i qëlluari dhe i preferuari i kryeqendrës, dhe Prishtina tani ka rënë në në fund pusi,siç thotë një proverb popullore e jona, sepse kanë dështuar të gjitha projektet e premtuara, gjithçka ka mbetur në letër, kanë përfituar vetëm mafio oligarkët e fushës së ndërtimeve që e shkatërruan qytetin pa projekte të mirëfillta ndërtimi, me leje sipas dëshirës dhe me lidhje të ndryshme”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".