Parashikimi i motit në Shqipëri për ditët e fundit të verës

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 12:07
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditët e fundit të verës

Ditëve të nxehta të verës po iu vjen fundi. Sipas meteorologut shqiptar, Hakil Osmani, ditët në vijim do të shënojnë ulje të temperaturave në Shqipëri.

Osmani tha se fundjava do të jetë me reshje shiu dhe temperatura të ulëta, karakteristike për vjeshtën.

“Pjesët e para të ditës parashikohet të jenë të kthjellëta, por në orët e pasdites pritet që në zonat jugore dhe lindore të vendit të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat pritet të shkojnë deri ne 33 gradë Celsius në vlerat maksimale. Moti pritet të freskohet gjatë kësaj jave, ndërsa deri ditën e premte vlerat e temperaturave do të zbresin deri në 29 gradë. Pra, do të kemi ulje të temperaturave në vlerat termike të saj, tipike për vjeshtën”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)