Tre emrat për Avokat të Popullit dërgohen në Kuvend, Enver Hasani nuk është një nga ta

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 12:23
Tre emrat për Avokat të Popullit dërgohen në Kuvend, Enver Hasani nuk është një nga ta

Tre emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit janë dërguar në Kuvend, ndërsa ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që synonte këtë pozitë nuk është një nga ta.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione me pesë vota për raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votim në seancë janë Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala.

Këtë raport e abstenuan tre deputetët anëtarë të këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj abstenimit të deputetëve të LVV ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila e ka konsideruar si veprim pa koment.

Në një bisedë për  Express, profesori Enver Hasani, pati thënë se ai do të kandidojë për pozitën e Avokatit të Popullit, por më vonë e ka tërhequr kandidaturën e tij.

(Kosova Sot Online)