Diplomati suedez ia bën të çartë Vuçiqit një gjë për Kosovën

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 13:19
Diplomati suedez ia bën të çartë Vuçiqit një gjë për Kosovën

Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt, njëherësh përfaqësuesi i parë i lartë në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur

Në një intervistë për ‘Politicki.ba, Bildt tha se presidenti serb, Aleksandar Vuciq e ka pasur rastin që ta bëjë këtë dikur, por tanimë ai moment ka kaluar.

Mirëpo sipas tij, Vucic e di se kjo është rruga e Serbisë drejt BE’së.

“Në një moment, Serbia do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një moment e ka pasur fuqinë për një vendim të tillë, por ai moment është lëshuar. Dhe ai e di që ky është çelës për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian”, tha Bildt në këtë intervistë.

Vlen të theksohet se Vucic vazhdimisht ka thënë se nuk do ta njeh Kosovën si shtet i pavarur, mirëpo nga SHBA dhe BE kanë deklaruar se marrëveshja finale mes dy vendeve duhet të përfundojë me njohje reciproke.

(Kosoa Sot Online)