Edhe Universiteti i Prizrenit ka hapur konkursin për studentët e rinj

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 13:23
Edhe Universiteti i Prizrenit ka hapur konkursin për studentët e rinj

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Përmes një komunikate, njoftohen studentët se në afatin e parë do të regjistrohen 1680 studentë.

“Universiteti ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistroj  1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00” thuhet në komunikatë.

Konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021 e ka hapur sot edhe Universiteti i Prishtinës, ku do të pranohen gjithsej 6638 studentë.

(Kosova Sot Online)