Inspektorati detyron marketet t’i ndajnë në kënde të veçanta produktet me vaj palme

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 14:17
Inspektorati detyron marketet t’i ndajnë në kënde të veçanta produktet me vaj palme

Inspektorati i Komunës së Malishevës ka filluar mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndarjen në kënde të veçanta produktet e vajit të palmës

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Malishevës.

“Inspektorati i Komunës së Malishevës, është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të palmës, dhe me këtë rast është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që ti ndajnë fizikisht produktet që përmbajë vaj palme në kënde të veçanta nga prodhimet tjera”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevës, Dibran Kastrati, i cili ka thënë se këtë masë janë duke e ndërmarrë pasi MTI e ka ndaluar përkohësisht përdorimin e këtij produkti.

“Inspektorët komunal, gjatë inspektimit të vazhdueshëm që e bëjnë në dyqane dhe markete, do ta zbatojnë masën e vendosur nga ana e ministrisë”,  ka thënë Kastrati.

(Kosova Sot Online)