Fati i Gjykatës Speciale në lojën e fundit të Hashim Thaçit

Fati i Gjykatës Speciale në lojën e fundit të Hashim Thaçit

Hajrullah Tërnava

  • 21 September 2020 - 13:43

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Serioziteti i çështjet nënkuptohet edhe nga fakti që rreth kësaj tentative, kanë reaguar edhe shtetet e Quintit në Kosovë përmes përfaqësuesve të tyre si: Ambasada e Francës, Germanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve te Bashkuar të Amerikës, ku të gjithë së bashku kanë dalë me një deklarim të përbashkët në kundërshtim të përpjekjeve për ta prishur mision e Dhomave te Specializuara”.

-Tendenca dhe mënyra e Hashim Thaçit për ta rishikuar dhe dobësuar mandatin e ri të Gjykatës Speciale, përmes amendamentit të cilin ja ka dërguar Kuvendit të Kosovës, e të cilin kryetarja e Kuvendit e ka përcjellë për komentim te autoritetet përgjegjëse të BE-së dhe te Gjykatës Speciale, paraqet një rrezik serioz me tendencën për zhbërjen e Speciales. Kjo vërtetohet fare lehtë, me vetë faktin që Hashim Thaçi provoj në të kaluarën mënyra të ndryshme që ta zhbëjë këtë gjykatë, tani po e provon edhe me këtë mënyrë, por nuk është e pritshme as e besueshme që do të ja arrin qëllimit. Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë shkëlqimi dhe rënia e tij e fundit, kjo përpjekje do të jetë karta e fundit e Hashim Thaçit, i cili qoftë edhe duke uballafaquar me izolim ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, nga frika e Speciales, ison ta fus dhirtin ne sherr, duke luajtur loje bixhozi me shtetin për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, për veten dhe gardën e të dyshuarave potencial që e rrethojnë atë.

Unë konsideroj se edhe dekorimi i Presidentit Trump me mirënjohjen më të lartë të shtetit të Kosovës -“Urdhri i Lirisë” nga ana e Hashim Thaçit, është një dëshmi që len me nënkuptua qëllimet e tija, që të krijon parakushte për të ju shmangur Gjykatës Speciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".