Universiteti i Mitrovicës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 14:36
Universiteti i Mitrovicës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj.

Në njoftimin e hapjes së konkursit thuhet se në afatin e parë për vitin akademik 2020/2021 do të regjistrohen 1 mijë e 196 studentë të rregullt, prej tyre 23 studentë që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve.

Po ashtu do të regjistrohen edhe 142 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020/2021 e ka hapur sot edhe Universiteti i Prishtinës, në të cilin do të pranohen gjithsej 6 mijë e 638 studentë.

Në këtëlink gjeni njoftimin e plotë të hapjes së konkursit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. 

(Kosova Sot Online)