79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 15:04
79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar edhe 79  raste të reja me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK’së në raportin 24 orësh.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)