Sherri i madh i konfliktit për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Sherri i madh i konfliktit për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të reja
Sherri i madh i konfliktit për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Blerim Burjani

  • 21 September 2020 - 07:32

Shkruan: Blerim Burjani

“Tani më duke pasur në vlerësim këtë situatë që po krijohet, zgjidhja problemit të presidentit mundë të bëhet në dy variante: ose të bëhen ndryshimet kushtetuese, ku presidenti do të zgjidhej nga qytetarët, ose me ndryshim të sistemit zgjedhor. Gabimi më i madh u bë që nuk ndryshoj sistemi proporcional në gjysmë mazhoritar ose plotësisht mazhoritar, qe do të ndalte partitë e vogla dhe individët e tyre që sillen si pronar të partive, që ta marrin edhe postin e presidentit përmes pazari shantazhues apo pazareve të tjera”.

-Ramushi e kërkon ti falet posti i presidentit, ai nuk do të ndalet , as dialogu e as marrëveshja finale dhe asgjë nuk do ta ndalë ambicien e tij për ta kompletuar CV-në politike. Ai dëshiron të barazohet me poste politike me Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. Pastaj edhe nëse pensionohet nga politika nuk do ta ketë dert. Partitë punojnë kundër demokracisë dhe kanë vendos sistemin e partiokracisë apo sundimin partiak. Tani është absurd kur liderët politik si Ramushi ose Hashimi mendojnë se Kushtetuta ua bënë të mundur edhe dhënien e postit të presidentit, pa u bazuar në kurrfarë kriteresh dhe normash kushtetuese, vetëm pse i teket dikujt dhe mundet ta kërkon e ta dëshiron. Presidenti, bazuar në kushtetutë paraqet unitetin e popullit e jo të "partive", e këto parti dhe liderët e tyre po thonë se në mëngjes japin dorëheqje nga partia si kryetar e në mesditë zgjidhen president të shtetit. Këta po e gënjejnë popullin , po gënjen rendin dhe ligjin dhe po punojnë kundër demokracisë, dhe prandaj kanë vendos partiokraci në vend të demokracisë.

Është një ide e kahershme që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Ideja është që të shmangen problemet kushtetuese që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse dështon zgjedhja e presidentit. Kjo temë është diskutuar edhe më parë. Një gjë e tillë është e mundur por që duhet një ligj i ri që presidenti të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta por duhet rishikuar edhe Kushtetuta, prandaj këtyre ndryshimeve nuk po kanë vullnet dhe as dëshirë që të ju qasen e ti bëjnë partitë politike në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".