Komunat ku u regjistruan 79 rastet e reja me COVID-19

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 15:22
Komunat ku u regjistruan 79 rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 79 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, më së shumti raste janë regjistruar në Komnunën e Prishtinës, gjithsej 23 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë”, njofton IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 104 të shëruar.

(Kosova Sot Online)