Konfirmohen 30 raste të reja me COVID-19 në Serbi

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 16:46
Konfirmohen 30 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 30 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe dy të vdekur.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë njoftuar se të shtrirë nëpër spitale janë 330 persona, prej tyre 23 janë me oksigjenoterapi.

Deri tani në Serbi janë konfirmuar gjithsej 32 mijë e 938 raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 743 persona. 

(Kosova Sot Online)