Për 24 orë policia shqiptoi mbi 600 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 09:22
Për 24 orë policia shqiptoi mbi 600 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat e 24-orëve të fundit, sipas të cilave, 632 tiketa janë shqiptuar në kuadër të Ligjit antiCOVID-19.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur  1 mijë e 24 pjesëmarrës në trafik.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 38 aksidente, ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

(Kosova Sot Online)