Pas mandatit të Hashim Thaçit, një president të gatshëm nga zarfi për ti dhënë jetë koalicionit ose zgjedhje të reja

Pas mandatit të Hashim Thaçit, një president të gatshëm nga zarfi për ti dhënë jetë koalicionit ose zgjedhje të reja

Gani Qarri

  • 22 September 2020 - 07:36

Shkruan: Gani Qarri

“Nëse partitë politike nuk pajtohen, qoftë edhe për një kandidatë konsensual, duket se edhe kësaj radhe, serish do të jetë e nevojshme ndërhyrja ndërkombëtare për ta nxjerr një emër nga zarfi,njëjtë sikurse u veprua me rastin e Atifete Jahjagës, në mënyrë që të mos ndodhë krizë qeveritare dhe të detyrohet vendi të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat do të qonin përsëri në prolongimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe vonesën e arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet të dy vendeve. Ndaj me shfaqjen e përçarjeve serioze edhe në koalicionin aktual ndërmjet LDK-së dhe AAK-së,qysh në këtë fillim të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës,me ashpërsinë e tyre, lënë të kuptohet se mosmarrëveshja për presidentin e ardhshëm, mundë të bëhet shkak i rrëzimit të shpejtë të kësaj Qeverie, ndaj vendi duhet të jetë i përgatitur të shkojë edhe në zgjedhje të reja, pasi që politika vendore nuk shikon përtej interesave te ngushta partiake për pushtet”.

-Sipas Kushtetutës së Kosovës zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të vendit duhet të bëhet së paku tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, ndërsa mandati Thaçit do të përfundojë në prill të vitit 2021, kohë kur ai, fatbardhësisht ka paralajmëruar edhe largimin nga politika, akt me të cilin nëse vërtetë ndodhë, do ta shpëtonte politikë bërjen vendore dhe të gjithë Republikën e Kosovës nga shantazhet meskine dhe aventurat e tij të rrezikshme.

Por nëse kundër Hashim Thaçit vërtetohet aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vendim i cili pritet të nxirret së shpejti nga prokurori i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale, ai duhet të jap menjëherë dorëheqje dhe të fillojnë procedurat e jashtëzakonshme për zgjedhjen urgjente të presidentit të ri. Ndaj tanimë kur kanë filluar të numërohen edhe ditët e fundit, të qëndrimit të Thaçit në postin e presidentit, në opinion kanë filluar të vlojnë me të madhe edhe kalkulimet politike se kush mund, apo duhet të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Për momentin emri i propozuar publikisht, është vetëm ai i Ramush Haradinajt nga AAK, por nëse partitë politike nuk pajtohen për zgjedhjen e tij apo një kandidati tjetër të propozuar,për president dhe asnjëri kandidat në dy votimet e para, nuk merr shumicën prej dy të tretave të votave, apo të paktën shumicën e thjeshtë në votimin e tretë në Parlament, atëherë doemos duhet të shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat kërkohet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".