Prokurori i Manhattanit thotë se Trumpi mund të hetohet për mashtrim me taksa

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 09:25
Prokurori i Manhattanit thotë se Trumpi mund të hetohet për mashtrim me taksa

Prokurori i distriktit të Manhattanit tha të hënën se ai mund të ketë bazë për t’i hetuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe bizneset e tij për mashtrim me taksa. Ai po përpiqet të bindë një gjykatë federale të apelit që të sigurojë qasje në dokumentet e Trumpit për kthimin e taksave.

Nëpunësit e prokurorit Cyrus Vance e bënë këtë kërkesë te Gjykata e Apelit në Manhattan katër ditë para se ky organ ta shqyrtojë kërkesën që të bllokohet thirrja e prokurorit për kthimin e taksave.

Zyrtarët ligjorë thanë se dyshimet e shumta publike për veprime jo të lejuara, përfshirë deklaratat e rreme për pronat e bizneseve, mund ta justifikojnë hetimin për mashtrim të mundshëm me taksa, mashtrim me sigurime dhe falsifikim të dokumenteve të bizneseve, shkruan Reuters.

Në dokumentin e këtyre zyrtarëve përmendet edhe rasti i ish-avokatit personal të Trumpit, Michael Cohen, i cili u deklarua fajtor ndaj akuzave financiare dhe akuzave tjera. Ai ka thënë para Kongresit se ka qenë e zakonshme për Organizatën e Trumpit që të falsifikojë të dhëna kur ka kërkuar hua.

(Kosova Sot Online)