Prishtinë: Ndahet nga gruaja, i shkon tek banesa duke e kërkuar djalin e tyre dy vjeçar

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 09:28
Prishtinë: Ndahet nga gruaja, i shkon tek banesa duke e kërkuar djalin e tyre dy vjeçar

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka ushtruar dhunë familjare. I dyshuari mashkull përmes telefonit po e kërcënonte ish-gruan e tij. Por kjo nuk mjaftonte. Ky person kishte shkuar edhe tek banesa e çiftit duke e kërkuar që ta marrë djalin e tyre dy vjeçar.

Policia e ka arrestuar personin në fjalë. Ai është dërguar në ndalim prej 48 orëve.

Njësitet e hetuesisë po merren me këtë rast.

(Kosova Sot Online)