E quajti palaço presidentin kinez, dënohet me 18 vjet burgim për ryshfet

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 09:54
E quajti palaço presidentin kinez, dënohet me 18 vjet burgim për ryshfet

Një gjykatë në Kinë e ka dënuar me 18 vjet burgim dhe mbi 600,000 dollarë gjobë një ish-udhëheqës të kompanive për prona pasi e shpalli fajtor për ryshfet.

I dënuari Ren Zhiqiang, ish-shef i kompanisë për patundshmëri “Huayuan”, e kishte quajtur palaço presidentin kinez. Përpos dënimit me burgim, ai duhet të paguajë një gjobë prej 619 mijë dollarësh, shkruan Reuters.

Sipas gjykatës, Zhiqiang ka pranuar 1.25 milion juanë ryshfet dhe ka keqmenaxhuar me 111 milionë juanë të tjerë.

Në njoftimin për dënimin e tij gjithashtu thuhet se keqpërdorimet e shkaktuara nga ky person u kanë shkaktuar humbje prej 117 milionë juanësh kompanive shtetërore, ndërsa për vete i ka përfituar 19.4 milionë juanë.

Sipas autoriteteve, Zhiqiang i ka kthyer të gjitha paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme, është rrëfyer vullnetarisht për të gjitha akuzat, e ka pranuar dënimin dhe nuk do të paraqesë ankesë.

Ren ishte ndaluar nga policia në mars pasi iu kishte referuar presidentit kinez si palaço për një fjalim që e kishte mbajtur në shkurt rreth përpjekjeve të qeverisë për ta luftuar koronavirusin.

(Kosova Sot Online)