Hyri ilegalisht nga Serbia, Policia arrestoi një person në Leposaviq

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 11:58
Hyri ilegalisht nga Serbia, Policia arrestoi një person në Leposaviq

Policia ka arrestuar një person i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

“Pas pranimit të një informate, njësia policore kufitare ka ndal automjetin kombi (furgon) me targa të Novi Pazarit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull i nacionalitetit boshnjak i cili nga territori i Serbisë kishte kaluar në R. e Kosovës në për mes rrugëve alternative duke iu shmangur pikës kufitare. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se pjesa për ngarkesë ishte e zbrazët”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)