I dehur rrahu gruan e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 12:25
I dehur rrahu gruan e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:30.

Gruaja pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)