Universiteti “Haxhi Zeka” hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 12:28
Universiteti “Haxhi Zeka” hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020/2021.

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020/2021.

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2020/21, do të regjistrojë 1240 studentë.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 09:00 deri 15:00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel)

Konkursin e plotë në gjuhën shqipe e gjeni këtu.

Konkursin e plotë në gjuhën boshnjake e gjeni këtu.

Ju lutemi që me rastin e prezencës tuaj në hapësirat e UHZ-së, të bartni maskë dhe të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së.

Linku për aplikim: Apliko Online

(Kosova Sot Online)