VV’ja fton Hotin të raportojë në Kuvend për 100-ditëshin e qeverisjes

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 13:47
VV’ja fton Hotin të raportojë në Kuvend për 100-ditëshin e qeverisjes

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që kryeministri Avdullah Hoti të thirret për raportim në Kuvend

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të VV’së në Facebook, behet e ditur se thirrjen për raportim të Hotit në Kuvend e ka bërë Arbërie Nagavci.

“Këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime të dëmshme për interesat shtetërore të Kosovës, paaftësi për të qeverisur në interes të qytetarëve dhe koncesione të shumta për Serbinë. Asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër nuk i janë shkaktuar kaq shumë dëme e pasoja vendit. Pikërisht për këtë, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci, sot ka kërkuar që të thirret Avdullah Hoti për raportim në Kuvend”, thuhet në njotim.

VV’ja thotë se Qeveria Hoti ka dështuar në menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Në planin e brendshëm, ajo dështoi për të menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19. Nga pothuajse zero të infektuar në ditët kur mori detyrën e shndërroi vendin në një vatër të infeksionit në Evropë. Nga shembulli i menaxhimit të vlerësuar në nivel global, e nxori Kosovën në krye të listave të vendeve me gjendjen më të rëndë me COVID-19, e numrin më të madh të vdekjeve në botë”, deklaron VV.

 

100 ditëshi i dështimeve dhe dëmeve pafund të qeverisë së paligjshme Këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime...

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Mardi 22 septembre 2020

(Kosova Sot Online)