Haxhiu e quan karantinën në konvikte “aushfic”, reagojnë deputetët e VV-së

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 14:04
Haxhiu e quan karantinën në konvikte “aushfic”, reagojnë deputetët e VV-së

Në Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, është duke  u intervistua Valdet Hashani, ish-menaxher i Qendrës së Karantinës. Ai gjatë intervistimit ka thënë se asnjë qytetar i pranuar në qendrën karantinë nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore.

Deputetët patën pyetje edhe për vdekjen e të riut, Agron Musliu.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalija u interesua të di më shumë rreth këtij rasti.

Hashani me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.

Ai po ashtu tha se as familjarët nuk kanë dorëzuar ndonjë dëshmi që ka dëshmuar gjendjen shëndetësore të Agon Musliut.

Derisa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i parashtronte pyetje menaxherit të qendrës karantinë e ka quajtur si “Aushfic” e në këtë moment ka reaguar kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se këto krahasime nuk mund të bëhen.

“Krahasimi me qendrën karantinë me ngjarjen më tragjike si ajo aushfic është totalisht e papranueshme”, tha ajo.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe deputetja nga radhët e LVV-së, Fatmire Kollçaku e cila tha se nëse përsëritet edhe njëherë kjo deklarata duhet të ndërpritet mbledhja.

Ndërsa, deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar kryesuesen e komisionit, Mimoza Kusari Lila se qëllimisht po e ndërprerënë fjalën e tij.

Ai madje nuk u tërhoq nga ky vlerësim për qendrën karantinë pasi siç tha  pa bazë ligjore që është krijuar qendra e karantinës.

(Kosova Sot Online)