Në këtë klinikë të QKUK-së po trajtohen më së shumti pacientë me COVID-19

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:32
Në këtë klinikë të QKUK-së po trajtohen më së shumti pacientë me COVID-19

222 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 130 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Numri më i madh i pacientëve po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, gjithsej 56. 52 të tjerë po trajtohen në Klinikën Infektive, 9 në Klinkën e Anestezionit dhe 4 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 7 në CPAP, ndërsa 137 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale. 

(Kosova Sot Online)