Çka kishte ndodhur mes Amerikës dhe Serbisë në vitin 1881 që sot e përmendi Vuçiq

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:46
Çka kishte ndodhur mes Amerikës dhe Serbisë në vitin 1881 që sot e përmendi Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot pas takimit me delegacionin amerikan se Serbia nuk ka pasur marrëveshje më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1881.

“Qysh prej vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuçiq sot pas takimit që pati me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler, dhe të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell, në Pallatin presidencial të Serbisë.

Por, çka ka ndodhur në mes të SHBA-së dhe Serbisë në vitin 1881 që e përmendi Vuçiq?

Në faqen zyrtare tëAmbasadës Amerikane në Serbi shpjegohet së në vitin 1881 zyrtarisht Shtetet e Bashkuara kanë njohur Serbinë, ani pse që nga viti 1867 dy vendet kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur marrëdhënie diplomatike. 

(Kosova Sot Online)