Katër faktorët që po i lënë kosovarët pa liberalizim të vizave

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 10:53
Katër faktorët që po i lënë kosovarët pa liberalizim të vizave

Instituti EPIK ka bërë një studim për të analizuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Rezultati i studimit evidenton 4 faktorë të cilët janë duke e penguar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në bazë të studimit, faktorët e paraqitur më poshtë janë duke e pamundësuar liberalizimin e vizave:

Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar;

Raporti i Vendit 2019 identifikoi sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit;

Ngecjet në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi;

Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave.

Instituti EPIK gjithashtu ka paraqitur edhe masat kyçe që duhet të merren për t’i hequr pengesat në liberalizimin e vizave, të cilat janë:

Rezultate bindëse në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar;

Vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit;

Progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve;

Komunikimi i shtuar me vendet anëtare të BE-së.

Studimin e plotë “Kosova dhe BE-ja 2.0: Hapat e ardhshëm në procesin integrues të Kosovës” mund ta lexoni duke klikuar KËTU. 

 

Në kuadër të studimit të fundit kemi identifikuar katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për...

Publiée par EPIK Institute sur Mercredi 23 septembre 2020

(Kosova Sot Online)