Cila duhet të jetë agjenda e dialogut pas vizitës së z. Grenell në Kosovë?

Cila duhet të jetë agjenda e dialogut pas vizitës së z. Grenell në Kosovë?
Cila duhet të jetë agjenda e dialogut pas vizitës së z. Grenell në Kosovë?

Muhamet Kelmendi

  • 23 September 2020 - 08:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Çështje me rëndësi dhe prioritet për Kosovën është për dëmet e luftës, pra, reparacioni nga lufta gjenocidiale. Temë tjetër është përgjegjësia penale për vrasjet, masakrat, djegiet dhe përdhunimet e bëra nga forcat kriminale serbe. Po, sidomos nuk duhet harruar as çështjen e të vdekurve shqiptar etj. tash e 20 vjet të varrosur masovikisht në Serbi. Dhe, këtu domosdo duhet futur reciprocitetin në çështjen e të drejtave të minoriteteve, si atij serb në Kosovë, ashtu edhe atij shqiptar në Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës ka mjaftë tema dhe ato duhet kërkuar të futen në dialog edhe Serbisë ti kërkohet që ta merr përgjegjësinë. Asgjë nuk duhet pranuar jashtë këtyre çështjeve madhore. Kurdoherë nuk duhet harruar bazën e dialogut, njohjen reciproke të shteteve të pavarura. Serbia e ka obligim këtë për të vazhduar me dialog. Në këtë drejtim duhet vepruar Kosova”.

-Pas nënshkrimit te Marrëveshjes ne Washington me shtetin serb, mbetet që pikat e marrëveshjes gradualisht të realizohen në jetë. Këtej është vizita aktuale e z. Grenell në Kosove. Nga marrëveshja shihet se Kosova dhe shteti kriminal serb nuk kanë kapacitet për te realizuar marrëveshjen. Nuk kanë gjithashtu as mjete. Liqeni i Ujmanit ka kaluar në shqyrtim të fizibiliteti të administratës Amerikane. Kjo do të shqyrtohet sikundër edhe rrugët e planifikuara, sikurse gjoja përkujdesja e objekteve kishtare etj. Por, këtu priten edhe përgatitet për të vazhduar me takime të tjera me shtetin serb nën administratën e SHBA-së. Nuk mundë të mbetet çështja këtu ku është. Ajo do të vazhdon dhe së këndejmi është edhe kjo vizitë. Se si do të shkon e tërë çështja, varet nga parapërgatitja dhe akordimet e palëve. Dhe, këtu kërkohet syqeltësi. Kosova duhet të insistoj në futjen në dialog të temave jetike për shtetin tonë sovran. Nuk duhet lejuar që më të jetë Kosova temë e diskutimit. Natyrisht se Serbie është për futjen e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Këtu do të kapet z.Grenell dhe do të kërkoi përgatitjen. Dhe, këtë nuk duhet pranuar Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".