5 gra ishin viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 11:27
5 gra ishin viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në Policinë e Kosovës 5 raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë.

Policia njofton se një person është dërguar në mbajtje në Prishtinë pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshje mbrëmë kishte sulmuar një grua.

Një tjetër grua ka raportuar në Polici se mbrëmë u sulmua fizikisht nga një burrë në Podujevë. I njëjti është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Në mbajtje u dërgua një burrë në Gjilan pasi sulmoi fizikisht një grua dje rreth orës 13:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Në Gjakovë një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar nga dy persona. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Nën ndikimin e alkoolit u sulmua fizikisht edhe një grua në Ferizaj. Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti që e kishte përdorur në rast dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)