Ministrja Haradinaj merr mbështetje nga Greqia për përmbylljen e liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 13:49
Ministrja Haradinaj merr mbështetje nga Greqia për përmbylljen e liberalizimit të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar me homologun e saj grek Nikos Dendias me theks të veçantë në liberalizimin e vizave.

Ministrja Haradinaj ka thënë se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e Greqisë për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, sot mbajti një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit”, thuhet në komunikatën e MPJ’së.

(Kosova Sot Online)