Përfundimi i turpshëm e lojës së Hashim Thaçit për dobësimin e mandatit të Gjykatës Speciale

Përfundimi i turpshëm e lojës së Hashim Thaçit për dobësimin e mandatit të Gjykatës Speciale
Përfundimi i turpshëm e lojës së Hashim Thaçit për dobësimin e mandatit të Gjykatës Speciale

Ragip Guraziu

  • 23 shtator 2020 - 13:35

Shkruan: Ragip Guraziu

“Reagimi i ambasadave–përfaqësuesve të Quintit nuk ka ardhur kotë, sepse kjo do thotë që ku propozim amendament i Hashim Thaçit është karta e fundit e për ta dobësuar dhe devalvuar funksionimin e Gjykatës Speciale, qoftë edhe me izolim ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, sepsekështu po luhet si lojë bixhozi për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, vetëm për ta shpëtuar veten dhe gardën e të dyshuarve potencial që e rrethojnë atë, dhe kjo nuk është hera e parë e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçit që disa herë ka provuar me këto karta, por nuk ja ka dalë”.

-Kur e shtrojmë problemin e amendamentit të Hashim Thaçit lidhur me rishikimin dhe vazhdimin e mandatit të dytë të Gjykatës Speciale, karshi kundërshtimit të faktorit ndërkombëtar, me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë rreziku paraqet tendenca e Hashim Thaçit për ta rishikuar dhe dobësuar mandatin e ri të Gjykatës speciale, përmes amendamenti të cilin ja ka dërguar Kuvendit të Kosovës, e të cilin kryetarja e Kuvendit e ka përcjell për komentim vet autoritetet përgjegjëse të BE-së dhe të Gjykatës Speciale.

Rreth kësaj tentative, për herë të dytë kanë reaguar edhe shtetet e Quintit në Kosovë përmes përfaqësuesve të tyre. Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një komunikate të përbashkët për media sa i përket përpjekjeve për të prishur mision e Dhomave të Specializuara. Është e rrezikshme kjo lojë të cilën ende nuk po mundem ta kuptojë se si një president i një shtetit merr guximin të lozë me këto karta, dhe kjo të bënë të shtrohet dilema, a është ky mendimi i tij personal, a po mendon me kokën e tij apo i këshilltarët e dobët dhe të pa ditur që po e fusin në ujërat e turbullt?

Duke u bërë kjo kërkesë e Hashim Thaçit temë serioze e reagimit ndërkombëtar, është shumë e pritshme që të përfundon me dështim si një kartë loje e djegur nga e cila nuk përfiton askush. Prandaj në një komunikatë për media, ambasadat i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën. Është një gjë pozitive që në këtë mes gjendet kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e pozicionuar kundër propozimit të Hashim Thaçit, prandaj me të drejtë edhe përfaqësuesit e Quintit i japin komplimente asaj, e përgëzojnë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës. Pas interpretimit që do ti bëhet këtij amendamenti, edhe nga ekspertët e drejtësisë së Gjykatës Speciale në hagë, por edhe nga Gjykata Kushtetuese, është fare e pritshme qëpropozimi i Thaçit do të hidhet poshtë si kartë e djegur në lojë bixhozi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".