Bie numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës, kjo ishte dita më e ngarkuar këtë muaj

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 15:48
Bie numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës, kjo ishte dita më e ngarkuar këtë muaj

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 15 mijë e 270 raste me koronavirus, prej tyre 12 mijë e 900 janë shëruar.

Po ashtu ka edhe prej atyre që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Deri më sot numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 616.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale nga rastet me COVID-19, ku në 23 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet rajonale ka qenë më 2 shtator.

Në këtë ditë, 435 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, prej tyre 330 kanë qenë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe në spitalet rajonale ka pësuar rënie ditëve të fundit.

Aktualisht aktiv me COVID-19 në Kosovë janë 1 mijë e 754 pacientë. 

(Kosova Sot Online)