Të kapen e ndëshkohen kokat e para të krimit, e keqja nuk luftohet duke e ndjekur vetëm një mëkatar

Të kapen e ndëshkohen kokat e para të krimit, e keqja nuk luftohet duke e ndjekur vetëm një mëkatar
Të kapen e ndëshkohen kokat e para të krimit, e keqja nuk luftohet duke e ndjekur vetëm një mëkatar

Skender Mulliqi

  • 23 September 2020 - 08:56

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Nëse kjo qeveri, pikërisht Agim Veliu , si Ministër i Punëve të Brendshme na "befason" duke ju shpallur luftë dukurive negative , ne do ta përgëzojmë së bashku më shumicën e qytetarëve. Por, që sigurisht publiku i gjerë më të drejtë më rastin e Karaçevës do të pyes , si u bë që në këtë aksion policorë, të gjenden edhe policë të arrestuar?Vallë përgjegjësi e kujt është tash kjo?Nuk është sa për të gjetur "qime floku në ve", por është fakt”.

-Aksione të tilla policore ,si në Karaçevë , nuk them që nuk janë të dobishme, por lufta kundër krimit nuk ka nevojë fare për spektakle mediale. E keqja nuk luftohet duke e ndjekur vetëm mëkatarin. Shumë dukuri të dëmshme për një shoqëri në formim e sipër , nuk u luftuan sa duhet kurrë deri më sot. Nuk ndërtohet mirë një shtet më mangësi të mëdha të demokracisë ,mangësi të shtetit ligjor, kur kemi korrupsion , kontrabandë të të gjitha llojeve. Madje, këto fenomene janë strukturuar mirë , duke u bërë sistem i jetës ?! Kjo është degjenerim dhe shkatërrim për gjeneratën e re. Lojërat e fatit dhe dukurit tjera negative zënë vend më shumë në vendet në tranzicion dhe në vendet e varfra , ose të varfëruara nga kastat në pushtet. Pikërisht këto fenomene kanë bërë që edhe shumë raporte ndërkombëtare ta radhisin Kosovën, me shtetet ku nuk luftohen dukuritë negative sa duhet. Këto kanë ndikuar edhe në mos liberalizimin e vizave për Kosovën, si të vetmin shtet të izoluar në Evropë .

Nuk ka gjë më keq për Kosovën që ka synim BE-në, e ka këtë shkallë të lartë të korrupsionit , nepotizmit, klientelës. Kjo është e pa shpjegueshme së si ky popull po lejon gjithë këto lojëra politike, që po na i prishin ekuilibrat si shtet në rajon e më gjerë . Po e qesin përtokë dinjitetin dhe lumturinë e fëmijëve të tyre. Se a do të vazhdohet të luftohet vërtetë krimi e korrupsioni mbetet të shihet. Unë këtë spektakël policorë në Karaçevë ,e shoh edhe nga një kënd tjetër. E shoh nga këndi që të zhvendoset vëmendja e publikut të gjerë nga problemet jetësore, të cilat veç që nuk kanë shpërthyer. Ky aksion policorë lidhet edhe më gjera madhore politike, siç është problemi me Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, që do të jetë tema kryesore në vazhdimin e bisedimeve në Bruksel. Pastaj , e gjithë kjo mund të këtë lidhshmëri edhe më Ujmanin shumë të përfolur si temë e dalë nga Marrëveshja Trelaterale e Uashingtonit. Kjo do të ishte lojë tepër e rrezikshme për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".