Bilanci në Kosovë: 1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 08:45
Bilanci në Kosovë: 1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 270.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezulton që 1 mijë e 754 rate aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Ndërsa, 12 mijë e 900 persona arritën që ta mposhtin virusin korona.

Mirëpo janë edhe 616 të tjerë të cilët kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 62 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

(Kosova Sot Online)