Një vajzë denoncon të dashurin: Më dhunoi dhe abuzoi seksualisht

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 10:42
Një vajzë  denoncon të dashurin: Më dhunoi dhe abuzoi seksualisht

Një vajzë e re në Tiranë ka denoncuar në polici të dashurin e saj për dhunë dhe abuzim seksual.

Pas denoncimit të saj u referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç.

I riu akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Ndaj vajzës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

(Kosova Sot Online)