Pse dështoi mbledhja e dy Qeverive? Flet kryeministri Hoti

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 11:50
Pse dështoi mbledhja e dy Qeverive? Flet kryeministri Hoti

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka treguar para mediave pse është shtyrë takimi i përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ai thotë se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën janë dakorduar që kjo mbledhje të shtyhet.

“Arsyetimi pse e kemi shtyrë mbledhjen e kam bërë dje, këtë e kemi bërë me kryeministrin Rama, agjendën e qeverisë e bëjë vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme, është ndër ligjet më të rëndësishme në kuadër të pakos ekonomike nesër, duhet të jemi aty. Mbledhja është shtyrë vetëm për një javë, nuk ka asnjë çështje aq urgjente që nuk mund të spostohet”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka folur edhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.

“Linja hekurudhore që e lidh Prishtinën me portin Adriatik, pastaj me Selanikun, Stambollin, Evropën Qendrore, kështu duhet të shihet kjo, një marrëveshje e veçantë është për linjën hekurudhore”, ka thënë kryeministri.

(Kosova Sot Online)