E konfirmuar: Tribunali Special e ka arrestuar pjesëtarin e FSK’së

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 12:27
E konfirmuar: Tribunali Special e ka arrestuar pjesëtarin e FSK’së

Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur. 

(Kosova Sit Online)