Ministria e Mbrojtjes nuk e di a arrestoi Tribunali Special zyrtarin e FSK’së

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 12:23
Ministria e Mbrojtjes nuk e di a arrestoi Tribunali Special zyrtarin e FSK’së

Ministria e Mbrojtjes e konfirmon arrestimin e zyrtarit të saj, por nuk e di nëse atë e ka arrestuar Eulex, me urdhët të Tribunalit Special.  

Sali Mustafa, zyrtar civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-shef i inteligjencës së FSK’ është arrestuar sot. Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i ministrisë, Ibrahim Shala.

“Po e konfrirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Megjithatë ministria akoma nuk ka informata se kush e arrestoi zyrtarin e saj.

“Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar.  Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kurë do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë.”, ka thënë Shala për Express.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Mustafa është arrestuar nga Eulex-i dhe familjarët e tij kanë thënë se Mustafën e kanë çuar në Hagë. 

(Kosova Sot Onliene