Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 15:15
Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Të premten në fushat termike nuk parashihet ndryshim, por që një sistem i vranësirave të dendura parashihet të krijohet gjatë pjesës së dytë të ditës dhe si rezultat i këtij procesi fizik, pritet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit nga IHMK-ja reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e rrafshit të dukagjinit, shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s”, thuhet në njoftimin e IHM’së.

 

Moti për dy ditë 25-26.09.2020 Situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike paraqitet gjatë këtyre dy ditëve të...

Publiée par Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sur Jeudi 24 septembre 2020

(Kosova Soot Online)