Ja sa do të jenë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 09:26
Ja sa do të jenë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

Komuna e Prishtinës do të nisë të finalizojë projektin “Prishtina Parking”.

Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” ka thënë në Kanal 10, se parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

“Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 EUR/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 EUR”, ka thënë Restelica.

Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 EUR për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 EUR/muaji dhe për automjetin e tretë 45 EUR/muaji.

I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në 12 tetor, ndërsa kush nuk respekton rregulloren e re, do të gjobitet.

(Kosova Sot Online)