Publikohet raporti 24 orësh: 4 pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 10:25
Publikohet raporti 24 orësh: 4 pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

4 pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërkohë që 1 pacient është shëruar.

Sipas raportit 24 orësh, aty po trajtohen gjithsej 19 pacientë me Covid-19, 9 prej tyre me oksigjeno-terapi.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në raport.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 3 foshnje, të gjitha të gjinisë mashkullore.

200 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacientë kanë bërë 2,781 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)