Skandali me dosjet, rrezikohen dëshmitarët e mbrojtur dhe funksionimi i Gjykatës Speciale

Skandali me dosjet, rrezikohen dëshmitarët e mbrojtur dhe funksionimi i Gjykatës Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 25 September 2020 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kur organet kompetente nuk i kryejnë detyrat e tyre të parapara me ligje, është e kuptueshme që të tjerët, sikur në këtë rast veteranët, po i pranojnë ato dosje në vazhdimësi, po i lexojnë dosjet, po marrin shënime e pastaj po dalin në konferenca e po i tregojnë popullit se kush janë ‘dëshmitarët’. Me këto zhvillime të fundit po dëshmohet se nuk është vetëm sistemi i drejtësisë kosovare, por edhe ai ndërkombëtar, që nuk kanë shpëtuar pa u korruptuar nga mafio politika kosovare. I kanë vjedhur komplet dëshmitë e krimeve në stacionin policor, si dhe në dhomën e dëshmive në Ministrinë e PB-së, madje nën mbikëqyrje të kamerave, kurse tani po dalin pa asnjë pengesë edhe dosjet e Gjykatës Speciale, duke e zhveshur dhe lënë lakuriq edhe këtë institucion me gjykatës, hetues e prokurorë ndërkombëtar, të krijuar për shkak të mos besimit te institucionet e drejtësisë lokale-kosovare.

-Ditëve të fundit jemi dëshmitar të ndodhive denigruese të Gjyqit Special në Hagë, sepse në tri radhë brenda një muaji, në ndërtesën e OVL, UÇK i kanë sjellë qindra dosje dhe ua kanë dorëzuar veteranëve, edhe që në atë objekt ka kamera përcjellëse që shihen qartë personat të cilët i kanë sjellë ato dokumente në atë objekt. Sikur të kishte ndodhur vetëm një herë sjellja e atyre dokumenteve, ndoshta do ta kishte një kuptim befasues ndaj OVL që i kanë sjellë ato dokumente për krime të luftës që tani janë objekt të Gjyqit Special, por po ripërsëriten edhe dy herë në afate të ngjashme, e që edhe ata persona që i sillnin ato dokumente, ju thonin përfaqësuesve të veteranëve se do të ju sjellim edhe tjera dokumente të ngjashme në vazhdim, gjë që edhe ndodhi.

Është për tu dyshuar pra në atë udhëheqësi të OVL të UÇK-së, që nëse të parën herë ishin të befasuar që ju sollën ai dokumentacion në numër aq të madh, pse nuk u alarmua kjo situatë në institucionet e AKI-së dhe policisë kështu që ata të jenë në gjendje të gatishmërisë dhe këto institucione të merren me ata shpërndarës të dokumenteve që janë objekt i Gjykatës Speciale, por si në vazhdimësi ata sikur që deklaroheshin para TV se “dokumentacioni i sjell ka shumë të përfshirë si të akuzuar, dëshmitar të njohur por që s’po duam me i bërë të njohur për opinionin, por vetë i kemi lexuar dhe kemi parë shumëçka”. A është rroli i tyre i tillë në këtë rast i përfaqësuesve të OVL të UÇK-së, apo nëse ishte rasti i parë i sjelljeve të dokumentacionit i vërtetë, pse ata mos ti njohin organet kompetente që duhen të merren me këtë çështje si Prokurorin, policinë, AKI dhe atyre organeve tua dorëzojnë tërë dokumentacionin që iu ka mbërri. Përfaqësuesit e OVL sipas sjelljeve të tyre po mundohen në çdo mënyrë për ta zhbërë Gjykatën Speciale edhe pse kjo gjykatë tani është legale dhe e formuar nga institucionet kosovare, pavarësisht që edhe nga koha e formimit e deri me tani, shumëkush nuk e ka pëlqye, por ishte gjykatë e detyrueshme.

Tani çfarëdo që ndërmerret në zhbërjen e kësaj gjykate është tepër vonë. Gjykata Speciale me Dhomat e Specializuar me këto veprime të sjelljeve të dokumentacionit po tentohet të devalvohet, por tani është koha të presim se çfarë do të ndërmerr ky gjyq në mbrojtjen e autoritetit të tijë të mëtutjeshëm, kundërveprimet ndaj atyre që po duan ta devalvojnë. Edhe nga vetë përfaqësuesit e OVL po e pranojnë se do të bëjnë q’mos që ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, prandaj këtu nuk kemi komente të tjera sepse gjërat po sqarohen, e sidomos pse ne duhet të dyshojmë që Gjykata Speciale po e devalvon veten kur e tërë bota ka investuar në krijimin e kësaj gjykate. Tash shtrohet pyetja se vërtetë sa qenka OVL e UÇK-së aq e aftë qe ta zhbëjë këtë gjyq, pse nuk e bënin një gjë të tillë atëherë para se me u formua nga Parlamenti i Kosovës pra, e jo tani, se tani kjo punë është akt i kryer dhe kjo do të përfundoj mandatin, kur ta kryen mandatin e sajë për çka është formuar. Nëse flasim me gjuhën e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së, ata e shpallin Gjykatën Speciale të korruptuar dhe të devalvuar, dhe tentojnë të krijojnë urrejtje ndaj këtij gjyqi, por opinioni nuk duhet të bije pre e këtyre propagandave personale të përfaqësuesve të OVL e që ata e dinë më së miri pse e bëjnë këtë.

Është për tu habitur që edhe pse përfaqësuesit e OVL nuk i paraqesin rastet e sjelljeve të dosjeve të Gjykatës Speciale, por në të kundërtën kur përmes TV-së njoftohet opinioni publik për këto ndodhi, atëherë pse heshtin dhe pse vetëm vëzhgojnë, ku janë organet ndjekëse të krimit, e sidomos prokuroria, policia, AKI që ishte dashur vetë të merren me këto çështje sepse për raste të tilla i kanë kompetencat e tyre që ua mundëson ligji. Është e vërtetë që në zbardhjet e vrasjeve me motive politike ka dështuar drejtësia e UNMIK-ut por edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, por për këto arsye të mos efikasitetit të zbardhjes u krijua Gjykata Special në Hagë, nga institucionet tona, dhe ky institucion tani i ka ngritur dy aktakuza që pritet ti konfirmohen, dhe të burgosen ata dy persona dhe disa të tjerë mbas tyre, dhe krejt ngarkesa e kësaj propagande e përfaqësuesve të OVL qëndron mu në këto fakte. Sikur ti kishin qëllimet e mira përfaqësuesit e OVL për këtë zhurmë që po e bëjnë, e kur dihet që ne i kemi organet e ndjekjes që merren me zbardhjen e rasteve kriminale propagandistike, menjëherë në rastin e parë që ju ka ndodhur me prurjen e dosjeve ne fjale ishte dashur të merren organet ndjekëse, si policia, AKI, Prokuroria dhe gjërat do të ishin të qarta.

Është e vërtetë se Gjykata Speciale, me këtë skandal të dosjeve që po bëhen publike, është bërë institucion i frikshëm i drejtësisë për dëshmitarët potencial që do të dëshmojnë dhe zbardhnin krimet që kanë ndodhur në Kosovë, se një numër i konsideruar deri më tani janë të zhdukur, dhe të tjerët janë potencial që të likuidohen. Shëtitje e postierit të dosjeve të Speciales, ndodhin në një shtet të tillë si ky i yni kur shteti është në kolaps, dhe askush nuk i kryen detyrat e parapara sipas ligjit, por shumica janë të orientuar drejt pasurimeve të tyre, dhe sa të jenë në mandatin e posteve të larta ata e kanë në plane që të pasurohen sa më shumë, sepse në postet e rëndësishme emërohen personalitete të dëgjueshme që do e kryejnë mandatin e tyre duke iu qëndrua atyre më të mëdhenjve që i kanë caktuar në ato poste tepër besnik, prandaj e kemi këtë situatë të tillë kaotike ku qartë shihet së në këto situata nuk funksionon asgjë dhe as AKI-ja, policia, prokuroria, prandaj edhe përfaqësuesit e OVL e dinë se mundë të merren edhe me këtë problemin e dosjeve, dhe po janë kureshtar duke pritur se çfarë dosjesh do të ju vijnë përsëri në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".