Murati: Nuk është hera e parë që LDK’ja tenton ti fus duart në Trust

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 11:02
Murati: Nuk është hera e parë që LDK’ja tenton ti fus duart në Trust

Deputeti i LVV’së, Hekuran Murati në seancën e sotme ku po flitet për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike ka thënë se nuk është hera e parë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka tentuar që t’i fus duart në Trust.

Ai thotë se njëjtë kishte ndodhur edhe në vitin 2016-të.

“Problemi është se ka premtime, ka pas premtime dhe nuk është hera e parë që ministrat e LDK’së tentojnë me i fut duart në Trust. Nuk është hera e parë që mu personalisht mu ka dasht me mbrojtë futjen e duarve në Trust nga ministrat e LDK’së, hera e parë ka qenë në vitin 2016-të”, thotë Murati.

Deputeti i Vetëvendosjes ka treguar edhe se çka kishte tentuar të bëjë qeveria Mustafa para disa vitesh, duke thënë se ai e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

“Gjatë procesit të ndryshimit ka pas edhe një tentativë prej Qeverisë Mustafa që 10 % që paguhet në Trust me e modifiku ashtu që punëtori dhe punëdhënësi me vazhdu me pagu 10 % po në Trust me ju dalë vetëm 8 e Qeverisë me i shku dy”, ka thënë Murati.

(Kosova Sot Online)