Arrestohet personi që e ngacmoi sek*ualisht një vajzë në Prizren

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 11:14
Arrestohet personi që e ngacmoi sek*ualisht një vajzë në Prizren

Një person në Prizren ka raportuar në polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:00.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari mashkull kosovar i ka ngacmuar vajzën e tij. Është arrestuar i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)