
Lexoni edhe:
Ivica Daçiq: Do ta kem të vështirë të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës
Zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së. Ky aksion vjen vetëm një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, raporton Express.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.
Ivica Daçiq: Do ta kem të vështirë të mos punojë në tërheqjen e njohjes së KosovësLexoni edhe:
Media sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.
Java e fundit ka qenë përplot zhvillime në raport me Tribunalin. Shoqata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me publikimin e disa dosjeve që kanë rrjedhur prej Tribunalit. Një person i paidentifikuar ka dërguar në seli të Shoqatës mijëra faqe të dosjeve.
Më poshtë gjeni pamje nga aksioni i EULEX’it në zyrën e veteranëve:
(Kosova Sot Online)