Ia lidhi djalit kabllon për fyti dhe deshi ta mbysë, kërkohet paraburgim për gruan nga Istogu

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 12:13
Ia lidhi djalit kabllon për fyti dhe deshi ta mbysë, kërkohet paraburgim për gruan nga Istogu

Prokuroria Themelore në Pejë, të premten ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës Sh. H., e cila po dyshohet nga Prokuroria e Pejës për veprën penale për vrasje të rëndë e mbetur në tentativë.

E dyshuara Sh. H., dyshohet se në fshatin Gurakoc, në shtëpinë e dëshmitares M. T., ka tentuar t’a privojë nga jeta djalin e saj nëntëvjeçar M.G.

Sipas hetimeve pasi disa fqinjë ishin ankuar për sjelljet e djalit të saj, ky veprim e kishte shtyrë të pandehurën që me një kabllo ta godiste djalin në pjesë të ndryshme të trupit, e më pas edhe t’ia vendos rreth fytit duke e ngulfatur, por që në atë moment kishte ndërhyrë dëshmitarja M. T., e cila e kishte dëgjuar zërin e viktimës duke e thirr dhe e kishte larguar të njëjtin nga duart e nënës së tij, i cili në ato momente po shkumonte nga goja.

Sipas prokurorisë së Pejës, masa e paraburgimit arsyetohet me faktin se vepra penale për të cilën dyshohet bën pjesë në veprat e rënda penale sipas Prokurorisë ekziston rreziku të arratiset me qëllim të shmangies së dënimit.

Po ashtu kërkesën prokuroria e bazon në faktin se e pandehura mund të ndikojë tek dëshmitarja okulare për ndryshimin e deklaratës dhe potencialisht mund të vijë deri tek përfundimi i veprës penale që ka mbetur në tentativë.

(Kosova Sot Online)