Deputeti i AAK’së reagon në seancë pas arrestimit të Hysni Gucatit

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 14:43
Deputeti i AAK’së reagon në seancë pas arrestimit të Hysni Gucatit

Sot gjatë ditës pas një bastisje në zyrat e veteranëve, zyrtarë të EULEX’it kanë arrestuar kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin.

Për këtë çështje ka reaguar në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK’së, Gazmend Syla.

Syla nuk ka pranuar të shtrojë pyetjen e tij parlamentare, duke thënë se nuk mund të diskutojë për diçka tjetër, kur ka zhvillime të tilla te zyrat e veteranëve.

“Nuk bëhet fjalë për arrestimin e Filan Fistekut po për dikë që përfaqëson mijëra qytetarë të vendit tonë”, ka thënë deputeti Syla.

(Kosova Sot Online)