Dështon formimi i qeverisë në Liban, tërhiqet i përzgjedhuri për kryeministër

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 14:40
Dështon formimi i qeverisë në Liban, tërhiqet i përzgjedhuri për kryeministër

Politikani i përzgjedhur për kryeministër të ardhshëm të Libanit, Mustafa Adib, dha dorëheqje të shtunën pasi dështoi ta formonte qeverinë e re.

Adib e dha njoftimin për dorëheqjen e tij përmes një fjalimi në televizion pas takimit me presidentin libanez, Michel Aoun, në Bejrut.

“E liroj veten nga vazhdimi i detyrës për formimin e qeverisë”, tha Adib, shkruan Anadolu.

Më 31 gusht, Adib, ish-ambasador i Libanit në Gjermani, u caktua për ta formuar qeverinë e re si pasardhës i Hassan Diabit, i cili dha dorëheqje pas shpërthimit në portin e Bejrutit që shkaktoi qindra viktima e dëme të mëdha materiale.

Adib i kishte siguruar 90 nga 120 votat maksimale në Kuvend për ta formuar qeverinë e re. Ai i ka mbaruar studimet e doktoratës në drejtësi dhe shkenca politike.

(Kosova Sot Online)