Aktakuzat dhe arrestimet e Speciales në funksion të ristrukturimit dhe pastrimit të skenës politike

Aktakuzat dhe arrestimet e Speciales në funksion të ristrukturimit dhe pastrimit të skenës politike
Aktakuzat dhe arrestimet e Speciales në funksion të ristrukturimit dhe pastrimit të skenës politike

Riza Smaka

  • 26 September 2020 - 08:22

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

Skena politike e pushtetare e deritanishme është e amortizuar funksionalisht e moralisht dhe si e tillë nuk është dot meritore për vijim të qëndrimit shterp e inefikas në pushtete administrative publike as në të tjerat. Vendi ynë ka nevojë imediate për formim të institucioneve konformë me rendin juridik aplikativ dhe për implementimin e devotshëm të tij, akteve ligjore në fuqi. Mbetet edhe të veprojmë në atë drejtim, e për atë të shpresojmë në krijimin e aplikimin e postulateve të shtetit të së drejtës të cilin populli ynë i përvuajtur e meriton dhe fuqishëm e mirëpret.

-Me bazë mundë të pritet një turbulencë partiake e vijimisht politike, e shkaktuar nga ngritja e aktakuzave edhe kundër jo pak personave në funksione partiake, politike e qeveritare, të cilët si të tillë nuk do të mundë të kandidohen për poste as pozita në administratën publike as gjithandej.

Po ashtu pritet edhe një ristrukturim i konsideruar i partive politike parlamentare nëpërmjet transferimeve, fluktuimeve dhe trafikimeve te mirënjohura deri tani por aspak etike as legale. Gjithsesi transformimet dhe ristrukturimet kadrovike në kontekstin aktual të indoktrinuar me forma korruptive të shumta e të ndryshme, mundë të cilësohen të mirëpritura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".