94 vjeçari thyen rekordin në Instagram, me një fjali

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 15:51
94 vjeçari thyen rekordin në Instagram, me një fjali

Sir David Attenborough theu rekordin e Jennifer Aniston, për shpejtësinë e arrtitjes mbi 1 milionë ndjekës në Instagram.

94 vjeçari, një naturalist i njohur, konkuron me 7 persona të famshëm të botës së artit dhe futbollit, duke e arritur numrin rekord të pasuesve në vetëm 4 orë e 44 minuta.

Ai shkroi thjeshtë.

“Ruajtja e planetit është tashmë një sfidë komunikimi”.

Vitin që kaloi, aktorja e njohur Jennifer Aniston arriti 1 milionë, në 5 orë e 16 minuta.

Në 24 orë, Sir David arriti mbi 2.5 milionë ndjekës.

Ai mendon se kontinenti është një flakë. Akujt po shkrijnë, peshqit po zhduken nga oqeanet.

(Kosova Sot Online)